Sulmuesi brazilian i Gremios, Luani beson se ata mund të mposhtin Real Madridin në finalen e së shtunës në Kupën e Botës për Klube.
Gremio, e cila ka fituar titullin në ‘Copa Libertadores’ muajin e kaluar, siguroi një pozitë në finale të këtij kompeticioni pas fitores 1 me 0 ndaj Pachucas, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, kampioni i Ligës së Kampionëve mposhti Aj Jaziran 2 me 1 të mërkurën duke siguruar kualifikimin në finale. Gjiganti spanjoll është favorit për të siguruar për të tretën herë Kupën e Botës për Klube, por Luani insiston se skuadra e tij ka “kualitetin e duhur për të mposhtur Madridin”.
“Çdo skuadër në këtë turne ka kualitet. Ne kishim një ndeshje të vështirë kundër Pachucas dhe Madridi ka fituar një ndeshje të vështirë gjithashtu. Ndeshjet ishin të afërta”, u ka thënë Luani gazetarëve.
“Ajo që ne duhet të bëjmë është të shfaqin pse jemi kampion i Amerikës Jugore. Ne kemi kualitetin që duhet për të mposhtur Madridin”
Stadiumi Zayed Sports në Abu Dhabi do të jetë vendi ku zhvillohet finalja e së shtunës./arbresh.info/
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...