Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 16-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suharekës, Lorik Boshnjakut.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Agim Maliqit, Blerim Haxhollit dhe Besim Slishanit.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtëmbëdhjetë t’i takojë Lorik Boshnjakut, i cili, përveç se ishte truri i mesfushës në përballje me KF Llapi, shënoi edhe golin e katërt në mënyrë maestrale për skuadrën e tij, duke siguruar fitoren 4:0 dhe duke arkëtuar 3 pikë të reja për FC Suharekën.
Pasi mori këtë çmim, Boshnjaku u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:
“Ka qenë ndeshja më e fortë e kësaj jave, pavarësisht rezultateve që kemi pasur të dyja ekipet, por kjo u cilësua si ndeshje derbi. Ndeshja doli më e lehtë se sa kishim menduar, megjithatë e rëndësishme ishte të fitonim 3 pikët për të qenë më komodë.
Qëllimi i Suharekës është që të kemi sa më shumë rezultate pozitive, pasi jemi një klub i ri me ambicie të mëdha. Shpresojmë që këtë vit të jemi të paktën në Evropë dhe t’ia shpërblejmë kryesisë mundin dhe organizimin.
Ndjehem i vlerësuar nga Federata e Futbollit dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin teknik, sepse edhe ata kanë meritat e tyre”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
21 Janari, Veliaj: Thirrje për drejtësi e llogaridhënie
Ushtarët italianë të KFOR-it me stërvitje intensive për kont...
DW: Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
Përfshihet nga zjarri fabrika e plastikës në Rahovec, nuk ka...
LVV sot mban tubim me gra në Besianë
Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas një dite të gjatë