Mbrojtësit shqiptari të Kasımpasas, Loret Sadiku, përfundimisht i është refuzuar të luajë në çdo kombëtare tjetër përveç Shqipërisë.
Sadiku ishte bashkuar për herë të parë në fillet e Gianni De Biasit, por që nuk arriti të luante për Shqipërinë.
Pastaj ai fitoi të drejtën të luajë për kombëtaren kuqezi, duke kaluar nga Suedia ku kishte luajtur më parë.
Por Sadiku nuk e luajti asnjë ndeshje me Shqipëri, duke vendosur të kthehet në Kosovë, ku luajti katër ndeshje, por që pas pranimit në FIFA, atij nuk iu lejua.
FFK u mundua që ta ftojë, por nuk ka arritur, sikurse që nuk ka arritur as Suedia, që ka marrë përgjigje negative nga FIFA.
“Ai nuk mund të luajë për Suedinë, pasi ka ndryshuar një herë përfaqësuese dhe nuk mund të ndryshojë sërish”.
“Ky është mesazhi që kemi marrë nga FIFA”, ka thënë menaxheri i kombëtares suedeze, Stefan Peterson për footballskanalen.se.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...