Kampioni i Italisë, Juventusi është duke planifikuar të rrëmbej gjatë verës mesfushorin e AS Romas, Lorenzo Pellegrinin.
“Zonja e Vjetër” është afër marrëveshjes me yllin e Liverpoolit, Emre Can, i cili pritet të arrijë falas në klub, transmeton portali arbresh.info. Por, ata tani kanë kthyer vëmendjen me ngadalësi te ylli i “Giallorosëve”.
Pas impresionoi të gjithë me performacat e tij qysh pas rikthimit në Stadio Olimpico, Juventusi raportohet se është duke përgatitur të paguaj klauzolën e blerjes prej 25 milionë euro. Kjo do të thotë që e gjitha që ka mbetur për “Bianconerët” është të bindin Pellegrinin për transferim në Turin.

Pas largimit të Miralem Pjanic që iu bashkua Juventusit, zyrtarët e AS Romas do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të bindur Pellegrinin për të vazhduar qëndrimin, edhe pse kjo gjë nuk do të jetë një punë e lehtë.
Pellegrini është rikthyer në Stadio Olimpico verën e kaluar pas një sezoni të suksesshëm te Sassuolo dhe deri tani ka bërë 18 paraqitje në ligë duke shënuar dy gola./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...