Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i trajnerit të West Ham United.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra londineze përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Nën udhëheqjen e trajnerit kjo skuadër renditet e 14-ta në tabelën e Premier Leagues me vetëm shtatë pikë larg zonës që të dërgon në Championship.
Spanjolli u emërua trajner pas David Moyes, me një kontratë prej dy-vjeçare, mirëpo puna e tij mbaroi më herët se sa që ishte pritur.
Muajin e kaluar “çekanët” u eliminuan edhe nga Carabao Cup. Teksa sfidën e radhës do ta luajnë ndaj Aston Villas në FA Cup.
Mediat në Angli bëjnë të ditur se Graham Potter mund të jetë pasardhësi i spanjollit në krye të West Ham United./Arbresh.info
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec