Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka lavdëruar adoleshentin Vinicius Junior pas debutimit të tij te klubi në ndeshjen kundër Manchester United.
Skuadra nga La Liga humbi 2 me 1 ndaj skuadrës së Jose Mourinhos në Premierë Ligë gjatë takimit të tyre të zhvilluar në Miami në orët e para të mëngjesit të sotëm (e mërkurë), transmeton portali arbresh.info.
Lopetegui lavdëroi Viniciusin pas debutimit që bëri 18-vjeçari pas transferimit të tij këtë verë te Madridi dhe nënshkrimit të marrëveshjes prej 38 milionë funta vitin e kaluar.
“Ai luajti një lojë të mirë. Ashtu siç e gjithë skuadra, ai tregoi më pak fillimisht dhe më pas dha më shumë”, ka thënë Lopetegui.
“Ai filloi pak si një i turpshëm, por më pas bëri hapa të mëdhenj”
“Ai është shumë i ri dhe ka për tu adaptuar në këtë stil të futbollit dhe kjo është ajo që ne jemi duke kërkuar nga lojtarët. Mendoj se ka luajtur një ndeshje të mirë”
Pavarësisht disfatës, spanjolli vazhdoi qëndrimin pozitiv me skuadrën e tij pas miqësores së parë në turneun e tyre para-sezonal./arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...