Marcos Alonso debutoi me Spanjën kundër Argjentinës më 27 mars, në “Metropolitan Wanda”, nën drejtimin e Julen Lopetegui. Që atëherë, lojtari i Chelsea nuk u kthye me ekipin kombëtar. Tashmë është në krye të listës së Luis Enrique dhe shpjegohet për “Onda Cero” se si nuk qe pjesë e Kupës së Botës .
Ai foli edhe për ndjenjat që ka me trajner të ri, karrierën e tij te Chelsea, klub ku ndihet shumë i lumtur.
A i mungon Spanja: “Ditën kur të largohem nga futbolli do të kthehem në Spanjë, por tani kam tri vite te Chelsea dhe jam shumë i lumtur atje”.
Ftesa e kombëtares: “Kam dëgjuar për ftesën e Luis Enrique kur isha në trajnim me Chelsea. Natyrisht, jam shumë i lumtur që jam këtu, me kombëtaren e Spanjës”.
I lumtur te Chelsea: “Në Angli ndihem mjaft mirë. Futbolli përjetohet ndryshe atje. Stadiumet janë plot e përplot jo vetëm me tifozët e Chelsea, por edhe të ekipeve të tjera”.
Dy fjalë për Lopetegui: “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë gjë prapa mosthirrjes sime në kombëtare. Ishte një vendim i Lopetegui dhe stafit të tij stërvitor, nuk dua ta shoh ndryshe”.
Situata me Hazard: “Unë nuk e shoh Hazard te Real Madridi. Ai është shumë i lumtur te Chelsea. Nuk e di nëse ka pasur interes apo jo, por Hazard dhe familja e tij janë mjaft mirë në Londër”.
Mungesa në Ligën e Kampionëve: “E vërteta është se na dhemb fakti i mospjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Unë mendoj se sezonin e kaluar kemi merituar më shumë. Mbetet për të parë nëse ky “kursim energjish” do të na ndihmojë për të fituar Premier League”.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...