Çdo gjë në këtë jetë ka një fund, e fundi i ka ardhur edhe aventurës së Cesc Fabregas në futbollin anglez.
Mesfushori spanjoll sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në fanellën e Chelsea, para se të largohet në drejtim të Monacos.
Pas katër vite e gjysmë, ish mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, ka ndjerë se ka ardhur koha për t’u ndarë me ‘Blutë’, ku këtë vit po kalon një edicion të vështirë duke mos qenë përzgjedhja e parë e trajnerit Maurizio Sarri.
Për dallim nga pjesa e parë e sezonit, Cesc do të jetë titullar në ndeshjen e fundit në ‘Stamford Bridge’, ku Chelsea luan përballë Nottingham Forest në ‘FA Cup’, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00.
Lamtumirën me Chelsea e ka konfirmuar edhe vetë Fabregas, në një shkrim të tij në rrjetet sociale.

“500 ndeshje në futbollin anglez, në më të mirin dhe më konkurruesin në botë. Çfarë udhëtimi ka qenë ky. Një ëndërr e realizuar duke arritur këta numra. Një tjetër moment krenarie në karrierën time. Do t’ju shoh të gjithëve të shtunën në Bridge”, ka shkruar Fabregas, duke lënë të kuptohet se ka ardhur fundi i tij te Chelsea.
Sigurisht që titujt më të rëndësishëm në Angli për Fabregas, janë dy titujt e kampionit me Chelsean.
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...