Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne është renditur si lojtari më i paguar në Premier League, duke mposhtur shokun e skuadrës Erling Haaland.
Pas ardhjes së Haaland nga Borussia Dortmund në verë, u raportua se ylli norvegjez është lojtari më i paguar.
Por, sipas L’Equipe, De Bruyne fiton 1.7 milionë funte, ndërsa e Haaland merr vetëm 1.609 milionë funte në muaj.
Portieri i Manchester United, David de Gea, gjithashtu është raportuar të marrë shumën e njëjtë si Haaland, duke fituar 402,250 funte çdo javë.
Megjithëse De Gea paguhet më pakë për shkak të bonuseve të shumta të Haaland.
Salah nuk arrin të futet në listën e L’Equipe, i cili raportohet se ka një pagë javore prej 373,750 funte.
Egjiptianit i bashkohet në vendin e katërt anësori anglez i United, Jadon Sancho.
Liderët aktualë të Premierligës, Arsenali nuk kanë lojtarë në top pesëshen, por ka një pritshmëri që kontratat e tyre do të përmirësohen shumë nëse ata arrijnë të fitojnë titullin e tyre të parë që nga sezoni 03/04./Arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...