Të gjithë futbollistët i kanë dyert e hapura në ekipin kombëtar të Kosovës, ka thënë Bernard Challandes të hënën në një konferencë për media.
Duke folur në konferencë për media për ndeshjet e Kosovës këtë muaj, trajneri zviceran këmbënguli se lojtarët kosovarë i kanë mundësinë e hapura për t’iu bashkuar atij, por duhet të tregojnë cilësi, raporton Gazeta Express.
I pyetur nëse do të ketë prurje të reja në Kombëtaren verdhekaltër, Challandes tha se lojtarët që e dëshmojnë veten e kanë derën e hapur në ekipin e tij.
“Mundësitë gjithmonë janë të hapura për lojtarët e Kosovës. Për mua nuk ka rëndësi ku luan lojtari, por me rëndësi është që të jetë lojtar i mirë. Dyert janë të hapura gjithmonë, tha Challandes.
Ai theksoi se lojtarët që luan të luajnë për “Dardanët” duhet jenë shumë cilësorë dhe garues.
“Më duhet të jem i sinqertë me të gjithë lojtarët. Cilësia luan rol më së shumti, kualiteti dhe konkurrencë”, shtoi ai.
“Dardanët” së pari e presin Danimarkën në një ndeshje miqësore, para se ta nisin fushatën e kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020 kundër Bullgarisë të hënën më 25 mars.
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...