Portieri i Arsenalit, Bernd Leno ka konfirmuar se lojtarët asnjëherë nuk menduan se Granit Xhaka dhe Pierre-Emerick Aubameyang do largohen nga Arsenal.
Muajin e kaluar të dy lojtarët ishin të lidhur me largimin nga “Emirates”, por në fund qëndruan në klub, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur spekulime që Aubameyang do transferohet te Barcelona, kurse e ardhmja e Xhakës ishte në pikëpyetje që nga tetori.
Mirëpo, Leno ka thënë se këto asnjëherë nuk ka ndikuar në mendimet e bashkëlojtarëve.

“Mendoj se nuk kanë biseduar shumë njerëz për këtë gjë. Ka pasur spekulime, por asnjëri lojtarë nuk kishte ndjesinë që të transferohej në klub tjetër apo të largohet”
Arsenal në ndeshjen e kaluar barazoi me Burnley kurse në ndeshjen e radhës do përballet me Norwich Cityn./arbresh.info.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...