Llapi ka arritur marrëveshje me talentin 19-vjeçar të Galatasaray, Beknaz Almazbekov.
Futbollisti në fjalë luan në pozitën e sulmuesit anësor, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur skuadra e Llapit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
19-vjeçari, hapat e parë i ka marrë në Ilbirs Bishkek, e më pas nga viti 2018 tek Galatasaray duke kaluar kategoritë e reja dhe duke pasur paraqitje shumë të mira për ekipin turk.
Me llapjanët, ai ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.
Almazbekov me skuadrën u-19 të Galatasarayt, ka realizuar 16 gola e nëntë asistime./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...