Kampionët vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e Llapit, kanë pësuar humbje nga Shakhtar Donetsk U21 me shifrat 4:2, përcjellë arbresh.info.
Llapi tash e ditë ndodhet për përgatitje në Turqi, para nisjes së stinorit pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
“Miqësore: Shakhtar Donetsk U21 – Llapi 4-2
Llapi nuk fiton pavarësisht kundërshtarit dhe lojës tejet të fortë
Belek, 1 shkurt, 2018 – Llapi është mposhtur nga Shakhtar Donetsk U21 me rezultat 4-2. Të dy golat për Llapin i shënoi Mentor Zhdrella, madje njërin eurogol nga gjuajtja e lirë.
Pavarësisht humbjes Llapi bëri një lojë tejet të mirë ani pse kundërshtari ka përvojë në Ligën e Kampionëve me kundërshtar të nivelit të lartë europian!
Nesër Llapi zhvillon testin e radhës miqësor ndaj FC Suduva”, thuhet në njoftimin e Llapit. /arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?