Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive

16:16 | 5 Mars 2026
D.H

Llapi është skuadra e fundit që ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi triumfoi në çerekfinale me Malishevën pas ekzekutimit të penalltive

Koha e rregullt përfundoi 1-1, derisa rezultati pas 120 minutave ishte 2-2, shkruan Arbresh.info.

I pari që hapi serinë e golave ishte Mevlan Zeka pas tre minutash lojë. Ndërkohë, Besar Musolli barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

Në vazhdime të parët që shënuan ishin mysafirët me Laurent Xhylani në minutën e 109.

Por në minutat e fundit të vazhdimeve, Llapi gjeti forcën sërish dhe u rikthye me një gol të Fuad Ajvazin.

Në penallti më të saktë ishin lojtarët e Tahir Batatinës, ku triumfuan 4-2.

Në gjysmëfinale dje u kualifikuan edhe Ballkani, Dukagjini e Ferizaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale