Kanë përfunduar ndeshjet Llapi – Besa e Pejës dhe Drenica – Arbëria.
Skuadra e Tahir Batatinës nuk ka arritur të gjejë rrugën e fitoreve duke barazuar me Besën e Pejës, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht që Llapi ishte në avantazhin e dy golave, Besa e Pejës arriti të realizojë dy herë për të fituar një pikë.
Engjëll Hoti dhe Arbnor Ramadani shënuan për vendasit, derisa tek vendasit Haxhiu ngushtoi epërsinë, kurse në fundin e ndeshjen shënuan përsëri mysafirët.
Pas këtij barazimi, Llapi qëndron në pozitën e fundit me dy pikë, derisa Besa e Pejës në të parafundit me katër sosh.
Nga ana tjetër, Arbëria ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Drenica.
Një autogol i shënuar nga Hamiti, bëri që skuadra e Arbnor Morinës të rikthehet në shtëpi me pikët e plota.
Tani, Arbëria renditët në pozitën e dytë me 11 pikë, derisa Drenica në të gjashtën me tetë pikë të tubuara./arbresh.info.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë