Pas festave të fundvitit, Llapi sot do t’i kthehet fushës së blertë, përkatësisht përgatitjeve për sezonin pranveror të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Llapjanët para pak ditësh postin e trajnerit ia besuan Djengis Redjepit, i cili do ta zëvendësojë Bekim Shotanin, që po ashtu e pati zëvendësuar Bylbyl Sokolin.
Redjepi ka punuar si ndihmëstrajner në Sivasspor të Turqisë e po ashtu ka qenë pjesë e stafit teknik në Kombëtaren e Maqedonisë, ndërsa sot e nis punën në Podujevë te Llapi.
Seanca e parë stërvitore e Redjepit me llapjanët do të fillojë në ora 15:00, kur trajneri tetovar do të ketë mundësi të njoftohet me lojtarët e tij dhe do ta shoh gjendjen fizike të futbollistëve, me të cilët në pranverë do ta kërkojë titullin e kampionit të Ipko Superligës kosovare.
Llapi konsiderohet rivali i vetëm i Prishtinës dhe Feronikelit. Pjesën e parë e ka mbyllur në vendin e tretë të Ipko Superligës me vetëm pesë pikë më pakë sesa kryesuesja, Prishtina, dhe katër më pak sesa kandidati tjetër, Feronikeli.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën