Pas nisjes së stinorit në mënyrën që ata nuk e pritën, Llapi ka marrë një vendim të rëndësishëm pas përfundimit të kampionatit vjeshtor në Superligë.
Llapjanët kanë ndarë rrugët me ndihmëstrajnerin Burim Shala, trajnerin kondicional Arsim Tërshani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Podujeva përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Në njoftim thuhet se skuadra dhe stafi i trajnerëve me marrëveshje të dyanshme kanë ndarë rrugët.
“KF Llapi njofton se, me marrëveshje të dyanshme dhe në dakordësi mes klubit dhe trajnerëve, është vendosur të mbyllet bashkëpunimi me ndihmëstrajnerin Burim Shala, trajnerin kondicional Arsim Tërshani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli. Ky vendim është marrë pas analizës së bërë mes drejtuesve të klubit dhe stafit të trajnerëve dhe nuk ka të bëj në asnjë aspekt me shkarkim”, shkruhet në njoftimit e nënkampionit të Kosovës, ndër të tjera.
Llapi nuk e ka nisur fare mirë këtë sezon dhe pas 18 xhirove ndodhet në pozitën e nëntë që të dërgon në Ligën e Parë me vetëm 18 pikë të grumbulluara deri më tani./Arbresh.info
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...