Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku është diskutuar për zgjedhjet e 7 qershorit dhe formalizimi i bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, nuk janë parë dy figura të rëndësishme të partisë, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Në fotografitë e publikuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga takimi i kryesisë, mungojnë Bajrami dhe Hoti, çka ka tërhequr vëmendje në opinion.
Telegrafi ka kontaktuar me Bajramin për të marrë një qëndrim se përse nuk ishte pjesë e këtij takimi.Ajo në një përgjigje të shkurtë tha se mungesa e saj lidhet me shkaqe shëndetësore.
“Për shkaqe shëndetësore”, ka deklaruar shkurt Bajrami, pa dhënë të tjera.Po ashtu, Bajrami nuk ka komentuar nëse e mbështet idenë e një liste të përbashkët zgjedhore të LDK-së me Vjosa Osmanin.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje