Mungoi në mbledhjen e LDK-së, reagon Avdullah Hoti

22:35 | 5 Maj 2026
E.G

As Hykmete Bajrami e as Avdullah Hoti nuk u panë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u diskutua rreth bashkimit me Vjosa Osmanin.

Hoti ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se është votuar pro garimit me Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka postuar një logo të LDK-së me mbishkrimin “LDK mbi të gjitha”.