Afati kalimtar zyrtarisht është hapur gjatë ditës së hënë (17 qershor), ndërkohë që disa klube tashmë veçse e kanë mbyllur “kuletën” e tyre, shkruan Gazetasheshi.com.
Ri-organizimi që është bërë në klubin e Llapit ka ndikuar që tashmë gjërat të ecin me ritëm të shpejtë dhe ti kenë përfunduar herët punët.
Me emërimin e Tahir Batatinës si drejtor sportiv dhe Bylbyl Sokolit si kryetrajner tashmë llapjanët kanë shprehur haptazi ambiciet për edicionin ri.
Deri më tani në “Zahir Pajaziti” kanë zbarkuar gjashtë futbollist tejet cilësore.
Fjala është për Bledar Hajdini, Fiton Hajdari, Albi Çekiçi, Ardian Hoti, Arbnor Ramadani dhe Shend Kelmendin, ndërkohë në ekipin e parë janë afruar edhe talentët Gent Musa, Albion Osmani, Fatbardh Latifi, Muhamet Hyseni, Valmir Veliu, Hajdin Salihu dhe Granit Shabani që kanë nënshkruar kontrata profesionale.
Gjithashtu gjatë javës rinovuan disa nga futbollistët kryesorë si Bunjamin Emini, Mentor Zhdrella, Hamdi Namani dhe Gentrit Begolli.
Megjithëse ka shumë deri në mbylljen e afatit kalimtar tashmë ai mund të konsiderohet i mbyllur, pasi që llapjanët kanë hequr dorë nga disa transferime si ai i Behar Maliqit, Mark Milicajt dhe Alban Rexhepit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?