Ka përfunduar ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, ndërmjet Llapit dhe Kosova Düsseldorf.
Skuadra e Batatinës ka shënuar fitore me rezultat 2-0, kësisoj duke u shpallur fituese e këtij trofeu.
Me nga dy gola në të dyja pjesët, Llapi arriti të siguronte fitoren.
Golin e parë për bardhekaltrit e realizoi Drilon Fazliu në minutën e tetë të ndeshjes, pas asistimit të Benjamin Eminit.
Goli i dytë erdhi në minutat shtesë, kur Benjamini Emini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.
Kjo ndeshje është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Kosova Dusseldorf është fitues i Kupës së Diasporës.
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...