Llapi ka marrë fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Liria, me rezultat të pastër 0-2.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra llapjane, ku në minutën e 28-të gjetën edhe golin e epërsisë.
Ilir Blakçori asistoi për mrekulli për Muhamet Hysenin i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 0-1.
Për sulmuesin llapjan ky ishte goli i 13-të këtë kampionat në Albi Mall Superligë.
Me epërsinë minimale të Llapit 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.
Llapi vazhdoi të luaj më mirë edhe në pjesën e dytë dhe sërish shënuan të parët.
Ishte minuta e 61-të, kur Hamdi Namani realizoi golin e dytë pas asistimit të mrekullueshëm nga Ilir Blakcori.
Deri në fund dy skuadrat kishin disa gjysmë raste, por që gola më nuk pati dhe Llapi arkëtoi tre pikë shumë të rëndësishme nga kjo sfidë.
Me këto tre pikë Llapi ngritët në pozitën e dytë me 34 sosh, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë pas 18 xhirove. /Telegrafi/
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...