Llapi dhe Drita kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së tretë në elitën e futbollit kosovar.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, shkruan Arbresh.info.
Vendasit arritën të krijojnë epërsi pas një ore lojë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku realizator ishte Kushtrim Shabani.
Ndërsa nuk vonoi shumë dhe Drita barazoi rezultatin me anë të Kristal Abazajt pas një asistimi nga Besnik Krasniqi.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe skuadrat ndanë pikët.
Llapi pas tri ndeshjeve ka dy pikë, teksa për Dritën kjo është pika e parë në dy ndeshje të luajtura, pasi sfida me Drenicën e programuar për javën e dytë ishte shtyrë për një datë tjetër, shkak i angazhimeve të gjilanasve në Evropë./Arbresh.info
Trump: Irani do ta kishte sulmuar ShBA-në brenda një jave
Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të para...
Von der Leyen: Evropa nuk mund të jetë më “ruajtëse e rendit...
Nëntë të arrestuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers d...
Aksident me fatalitet në Shkodër
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj