Lulzim Peci ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e sotme ndaj Ferizajt e luajtur në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.
Peci u lëndua pas një një goditje të rrezikshme me dorë të hapur nga futbollisti i Ferizajt, Abdeen Abdul, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj ai u detyrua ta lë fushën e lojës ndërsa Llapi disa minuta më parë doli me njoftim në rrjetin social Facebook, për gjendjen e lojtarit.
“Si pasojë e goditjes, Peci ka pësuar gjakderdhje dhe komplikime, çka ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor. Pas përfundimit të ndeshjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt QKUK-së, ku ka kryer ekzaminime të detajuara, përfshirë CT të kokës”, shkruhet në njoftimin e Llapit.
“Gjendja e futbollistit është aktualisht stabile, ndërsa pranë tij po qëndrojnë anëtarët e klubit, stafi mjekësor dhe bashkëlojtarët”, thuhet më tej në njoftim.
Peci fitoi penalltinë që në gol e shfrytëzoi Ardit Tahiri. Ndeshja u mbyll 1-1./Arbresh.info
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...