Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit

18:07 | 28 Shkurt 2026
E.K

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 5-2 në shtëpi ndaj West Hamit në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.

Skuadra e Arne Slot nisi me ritëm të lartë, dhe goli i parë erdhi në minutën e pestë kur Hugo Ekitike shfrytëzoi një pasim të Ryan Gravenberch për të dërguar topin në rrjetë për 1-0.

Pjesa e parë vazhdoi me dominim të Liverpoolit, dhe në minutën e 24-të, Virgil Van Dijk shënoi me kokë pas një këndi perfekt, duke thelluar epërsinë në 2-0.

Në minutën e 43-të, Alexis Mac Allister shënoi golin e tretë të Liverpoolit me një vole nga brenda zone, pas një asistimi të Hugo Ekitike, duke mbyllur pjesën e parë me një avantazh prej 3-0.

Pjesa e dytë solli disa ndryshime dhe momente dramatike. Ëest Ham arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 49-të me Tomas Soucek, pas një pasimi të El Hadji Malick Diouf, duke shënuar në portën e zbrazët për 3-1.

Sidoqoftë, Liverpool reagoi shpejt, dhe në minutën e 70-të, Hugo Ekitike asistoi për Cody Gakpo, i cili shënoi golin e katërt pas një devijimi të mbrojtësve (4-0).

West Ham nuk u dorëzua dhe Taty Castellanos shënoi një gol me kokë në minutën e 75-të, duke ngushtuar rezultatin në 4-2.

Megjithatë, vendasit realizuan sërish në minutën e 82-të, me Axel Disasi që e çoi topin në portën e tij në një autogol të pafat, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 5-2 në favor të Liverpool./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme