Jurgen Klopp mund të largohet nga stoli i Liverpoolit dhe vendin e tij mund ta zë legjenda Steven Gerrard, i cili shihet si favorit.
Reds janë duke përjetuar një sezon të dobët në Ligën Premier dhe momentalisht rrezikojnë të përfundojnë jashtë top katërshes.
Drejtuesit e klubit besojnë se trajneri aktual, Klopp, është i gatshëm të largohet nga Anfield dhe të zëvendësojë Joachim Loë si menaxher i ekipit kombëtar gjerman.
Kjo e ka shtyrë klubin dhe drejtuesit të konsiderojnë emra të mundshëm për ta pasuar trajnerin e suksesshëm.
Sipas mediumit The Mirror, Liverpooli ka rreshtuar trajnerin e Rangers, Gerrard, si favoritin kryesor për t’u bërë menaxher i tyre i ri.
Gerrard është në prag të fitimit të titullit në Premiershipin Skocez dhe si legjendën e klubit tani ka parakaluar të gjithë në garën për të marrë detyrën nga Klopp.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve