Liverpooli është ka përgatitet ta përforcojë repartin ofensivë për edicionin e ri.
Por fillimisht gjiganti anglez synon t’i largojë tre sulmues që nuk janë në planet e trajnerit Jurgen Klopp.
Divock Origi, Xherdan Shaqiri dhe Takumi Minamino janë lojtarët që do të largohen gjatë verës nga The Reds.
Për këtë repart, Liverpooli është duke planifikuar transferimin e sulmuesit holandez, Donyell Malen.
22-vjeçari ka bërë një sezon të madh me PSV Eindhoven, ku në 45 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.
Sipas mediave angleze trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e holandezit në Anfield.
Skuadra e madhe angleze është gati të shpenzojë 40 milionë euro për afrimin e lojtarit.
Por për të arritur deri te Malen, The Reds duhet ta mposhtin konkurrencën e skuadrave si Borussia Dortmund, Wolfsburg dhe Juventus që gjithashtu e duan lojtarin. /Telegrafi/
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...
Izraeli ka filluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike t...
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...