Klubi anglez, Liverpooli ka njoftuar se një dy nga lojtarët e preferuar të tifozëve do të largohet nga Merseyside këtë verë, pasi nuk do t’u vazhdohen kontratat.
Ndeshja e së dielës në Ligës Premier kundër Wolverhampton Wanderers do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen Klopp në krye të Reds pas një periudhe nëntëvjeçare.
Klubi nga Anfield ka njoftuar gjithashtu se ndeshja do të jetë e fundit edhe për Joel Matip, me qendërmbrojtësin që do t’i jepet lamtumira pas tetë vitesh me Reds.
Matip ishte ndër blerjet e para të Klopp, duke iu bashkuar Liverpoolit në një transferim të lirë nga Schalke në fund të sezonit 2015-16.
Ai vazhdoi të luajë 201 paraqitje, duke shënuar 11 gola dhe duke fituar shtatë trofe, duke përfshirë titullin e Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Joel Matip will bid farewell to the Reds this summer after an eight-season spell during which he helped the club to some of its most memorable modern moments.
Thank you for everything, Joel ❤️
— Liverpool FC (@LFC) May 17, 2024
Disa minuta më vonë, klubi njoftoi gjithashtu se Thiago Alcantara do të largohet nga Anfield pas katër sezoneve, në të cilat ai bëri 98 paraqitje dhe shënoi gjashtë gola.
Alcanatra ngriti trofeun e FA Cup dhe Community Shield gjatë kohës së tij në Anfield, kohë e cila u karakterizua me dëmtime të shumta. /Telegrafi/
Joel Matip will bid farewell to the Reds this summer after an eight-season spell during which he helped the club to some of its most memorable modern moments.
Thank you for everything, Joel ❤️
— Liverpool FC (@LFC) May 17, 2024
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...