Adama Traore mund të largohet këtë verë nga skuadra e tij aktuale Wolverhampton Wanderers.
Sulmuesi spanjoll dëshiron të transferohet në një skuadër më të madhe, pasi ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.
Liverpool, Arsenal, Chelsea, Juventus dhe Barcelona janë ekipet që kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit.
Por duket se një hap para për ta transferuar lojtarin e ka bërë gjiganti anglez Liverpool.
Mediat në Angli kanë raportuar se The Reds tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare prej 25 milionë funteve për lojtarin.
Reprezentuesi spanjoll i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij për të negociuar për kushtet personale me The Reds.
Tani mbetet të shihet nëse Wolves do të pranojë ofertën e Liverpoolit, apo do të kërkojnë më shumë për ta lënë të lirë spanjollin. /Telegrafi/
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...