Liverpooli ka bërë një hap të madh drejtë raundin të ardhshëm në UEFA Ligë të Kampionëve.
Gjiganti anglez mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e Portos në takimin e parë të zhvilluar mes tyre në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Naby Keita dërgoi në avantazh “Redsat” duke shënuar qysh në minutat e parë të takimit si nikoqir në Anfield.
Ketia gjeti portën me një goditje të fuqishme pas asistimit të bukur nga Roberto Firminoi.
Ky i fundit arriti të dyfishojë rezultatin në minutat në vazhdim duke shënuar me lehtësi për 2 me 0 pas asistimit nga Trent Alexander Anrold.
Një rast të mrekullueshëm e kishte edhe Mohamed Salah duke humbur në një përballje një me një me portierin Iker Casillas.
Sidoqoftë, gjiganti anglez nis takimin e javës së ardhshme me një avantazh prej dy golave./arbresh.info/
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse