Kampioni i Anglisë, Liverpooli ka shënjestruar tre qendërsulmues për këtë merkato.
Sipas ekspertit të transferimeve, Florian Plettenberg, “The Reds” aktualisht po përqendrohet në tre opsione konkrete në kërkim të një qendërsulmuesi dhe emrat janë Hugo Ekitike, Alexander Isak dhe Victor Osimhen, shkruan Arbresh.info.
Liverpool ka kryer kontrolle të hollësishme dhe ka mbledhur informacione për të gjithë ata.
Ekitike, është shumë lart në listë. Sulmuesi francez e di që nëse transferohet te Liverpooli, do të duhet të jetë i duruar sepse klubi duhet të shesë lojtarë së pari.
Francezi gjithashtu është në listën e Man United, Arsenal dhe Chelseas. Po ashtu Osimhen është një tjetër emër i cili lakohet për një largim nga Napoli, dhe shumë klube janë të interesuara për të.
Ndërsa për Isakun, Newcastle e sheh si të pashitshëm pasi e konsideron pjesë të rëndësishme të klubit.
Para një transferimi të një sulmuesi Liverpool, duhet ta shes fillimisht Darwin Nunez, ku sipas shumë raportimeve klubi është gati ta largojë nëse vjen ndonjë ofertë e mirë për të.
Për sulmuesin uruguaian është interesuar Napoli./Arbresh.info
🚨🔴 Liverpool are currently focusing on three concrete options in their search for a new number 9: Hugo Ekitike, Alexander Isak, and Victor Osimhen.#LFC have conducted thorough checks and gathered information on all of them. Ekitike, for example, is very high on the list. The… pic.twitter.com/k4zkfigXUF
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 30, 2025
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...