Liverpooli e ka kapur pozitën e parë, pas fitores ndaj Southampton me rezultat 3-1.
‘The Reds’ kanë marr fitoren e katërt me radhë për tu kthyer në krye të renditjes me 82 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.
Liverpooli e nisi ndeshjen në disavantazh, pasi vendasit shënuan me Shane Long, që në minutën e nëntë.
Epërsia e tyre zgjati deri në minutën e 36-të, kur Nabi Keita shënoi për t’i barazuar shifrat.
Pjesa e parë u mbyll me barazim.
Në pjesën e dytë Liverpooli ishte skuadër që e donte më shumë fitoren dhe nuk i ndalte sulmet.
U desh të vije goli fenomenal i Mohamed Salah në minutën e 80-të për të kaluar në epërsi.
‘Mbreti egjiptian’ e mori topin dhe me një vrap pothuajse 50 metra arriti te porta për të shënuar.
Në fund shënoi edhe Henderson për ta hipotekuar fitoren.
Liverpooli nuk po dorëzohet për titull ku kanë mbetur e pesë ndeshje.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit