Liverpooli ka arritur fitore të vështirë si mysafirë i Crystal Palace me rezultat 1-2.
Ishte një lojë e ekuilibruar me raste nga të dy anët, por edhe e ashpër.
Pjesa e parë ishte me pak raste konkrete, por gjatë 45 minutave të parë u ndanë tre kartonë të verdhë.
Vetëm tre minuta në pjesën e dytë dhe vendasit kaluan në epërsi falë golit të Joe Ledley.
Ndërsa Liverpooli nga minuta e 62-të ishte me një lojtarë me pak, pasi James Milner, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh. Gjithsesi kjo nuk ndikoi në lojën e Reds të cilët sulmuan deri në fund të ndeshjes.
Goli erdhi në minutën e 72-të nga braziliani në formë, Roberto Firmino, i cili shënoi pas një gabimi të kundërshtarëve.
Por, kur të gjithë menduan se Liverpooli do të largohet me një pikë nga ky takim, në skenë doli Christian Benteke, i cili i dha epërsinë Reds në minutën e 96-të.
Aktualisht Liverpooli mban pozitën e shtatë me 44 pikë, ndërsa Crystal Palace vazhdon në vendin e 15-të me 32 pikë
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...