Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum beson se sezoni i tyre i “mrekullueshëm” e meriton të shpërblehet me një trofe.
Wijnaldum, si njëri nga performuesit më konsistent këtë sezon dhe mesfushori me më së shumti paraqitje, mendon se do të ishte turp të përfundojë sezoni pa ndonjë trofe, transmeton portali arbresh.info.
“Mbi të gjitha, unë mendoj se ne kemi pasur një sezon të mirë dhe tani është në sfidë për të përfunduar me një titull në mënyrë që ta mbyllin sezonin”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit heroi me dy gola kundër Barcelonës në Ligë të Kampionëve.
“Do të ishte vërtetë një gjë e keqe nëse ne përfundojmë sezonin pa një titull, veçanërisht sepse unë mendoj se ne ishim shumë konsistent këtë sezon dhe ne kemi luajtur shumë mirë. Mendoj se ky sezon e meriton një”
Liverpooli humbi titullin për herë të parë pas 29 viteve për një pikë këtë sezon në Premierë Ligë.
Manchester City u shpall kampion duke mbrojtur titullin e siguruar edicionin e kaluar./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve