Tottenham Hotspur mori një pikë shumë të vlefshme si mysafri ndaj Liverpoolit, pasi ndeshja e zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së 30-të të Premier League.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 18-të, kur mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke i dhënë avantazhin Liverpoolit dhe duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale.
Në pjesën e dytë, Tottenham rriti presionin në kërkim të golit të barazimit dhe përpjekjet e tij u shpërblyen vetëm në çastet e fundit të ndeshjes.
Në minutën e 90-të, sulmuesi brazilian Richarlison shënoi golin e barazimit, duke siguruar një pikë të artë për skuadrën e tij.
Pas këtij rezultati, Tottenham mbetet në vendin e 16-të në tabelë me një pikë më shumë se Nottingham Forest në vendin e 17-të dhe po aq pikë sa West Ham United në vendin e 18-të, pozitë që dërgon në rënie nga liga.
Nga ana tjetër, Liverpool nuk arriti ta shfrytëzojë gabimin e Aston Villa për të hyrë në zonën e top-katërshes. “Të kuqtë” renditen në vendin e pestë me 49 pikë, dy më pak se Aston Villa që mban vendin e katërt.
Në xhiron e ardhshme, Tottenham do të rikthehet në Londër ku do të përballet me Nottingham Forest, në një duel shumë të rëndësishëm në luftën për mbijetesë. Kurse Liverpooli luan me Brightonin./Arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...