Liverpool shumë shpejtë pritet t’i hap bisedimet zyrtare për transferimin e Rodrygos

09:57 | 16 Korrik 2025
D.H

Liverpool po intensifikon përpjekjet për të transferuar Rodrygo Goes këtë verë.

Një përfaqësues i klubit do të udhëtojë së shpejti drejt Madridit për të hapur bisedimet zyrtare me Real Madridin, shkruan Arbresh.info.

Klubi spanjoll kërkon afërsisht 100 milionë euro për kartonin e yllit brazilian, por Liverpool është shumë i interesuar dhe, sipas raportimeve nga Diario AS, aktualisht ndodhet përpara Arsenalit në garën për nënshkrimin e tij.

Kujtojmë se Arsenali tash e disa kohë ishte i interesuar për shërbimet e brazilianit, i cili ka kontratë me Real Madridin, deri në verën e vitit 2028.

Ai iu bashkua Realit në vitin 2019 nga Santosi. Futbollisti ka qenë figurë kyçe në sulmin e madrilenëve vitet e fundit, por me largimin e Ancelottit ai ka humbur vendin e startuesit.

Në gjashtë ndeshje të luajtura në Kupën e Botës për Klube nën udhëheqjen e Xabi Alonsos ai e ka nisur vetëm një ndeshje nga fillimi. Tri tjera nuk ka marrë minuta fare. Teksa ka luajtur vetëm 95 minuta në total gjithsej./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale