Liverpool po shpreson të sigurojë transferimin e mbrojtësit anglez Marc Guehi që brenda kësaj jave.
Fillimisht “The Reds” kishin planifikuar të paguanin rreth 30 milionë paunde, por tashmë pritet që shuma totale të arrijë deri në 40 milionë paund me bonuse të përfshira, shkruan Arbresh.info.
Mbrojtësi i Crystal Palace shihet si një përforcim kyç për repartin defensiv të skuadrës së Arne Slot.
Largimi i Jarell Quansah te Bayer Leverkusen për 35 milionë paund fillimisht i la Reds vetëm me Virgil van Dijk, Ibrahima Konate dhe Joe Gomez si të vetmit mbrojtës qendrorë të vendosur përpara sezonit të ri.
Megjithatë, klubi veproi shpejt për të siguruar Giovanni Leoni nga Parma javën e kaluar, me mbrojtësin 19-vjeçar që u transferua për 26 milionë funte.
🚨 EXCL: Liverpool are hoping to secure the signing of Marc Guehi as early as this week. Liverpool were initially hoping to pay around £30M. A fee closer to £40M total is expected with add ons.https://t.co/qBtkGNIJ36
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) August 19, 2025
Por Marc Guehi mbetet një mundësi tregu shumë e mirë për hierarkinë e klubit.
Liverpooli është tani në fazat e fundit me një organizim të vizitave mjekësore nga gjigantët e Merseyside, raportojnë mediat e afërta dhe të besueshme me klubin e “The Reds”.
Nëse gjithçka shkon mirë, Guehi mund të përfundojë transferimin e tij në Anfield deri në fund të javës./Arbresh.info.
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...