Liverpool është duke shfaqur interesim për të transferuar dyshen e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe Aymeric Laporte.
Sipas Don Balon, “Reds” synojnë t’i transferojnë dy lojtarët gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
De Bruyne i cili ka vlerën 150 milionë euro në Transfermarkt ka qenë sezonal këtë sezon duke shënuar shtatë gola dhe kontribuar me 18 asistime në 31 paraqitje ndërsa synon ta thyejë rekordin e Thierry Henry për më së shumti asistime brenda një sezoni në Premierë Ligë.

Kurse, Laporte cilësohet si një ndër më të mirët në botë, por ka vuajtur nga një lëndim, gjë që ka shkaktuar të bëjë vetëm pesë paraqitje.
Dënimi nga UEFA për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve mund të bëjë që shumë nga yjet e “Qytetarëve” të largohen nga “Etihad” gjatë afatit veror.
Raportimet e fundit thonë se kampioni i Evropës është i gatshëm të paguajë 225 milionë euro për dyshen e rivalit./arbresh.info.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit