Liverpool ka kontaktuar mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho për një rikthim të mundshëm në “Anfield”.
29-vjeçari kaloi pesë vite te “Reds” para se t’i bashkohet katalunasve në vitin 2018 për 142 milionë funte, por koha në “Camp Nou” nuk ka qenë siç pritej shkaku i lëndimeve, përcjellë lajmi.net.
Coutinho është i lidhur me largimin me Barcelonën që dëshiron ta shesë mesfushorin sa më parë që të jetë e mundur.
Sipas raportimeve në Spanjë, Liverpool është në dijeni për situatën e Coutinhos dhe kanë pasur bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, për të diskutuar rikthimin te Merseyside.
Barcelona është e hapur ta lejojë mesfushorin të rikthehet në Premierligë, me Tottenham dhe Newcastle United që gjithashtu kanë shansin për ta transferuar.
Coutinho ka edhe 18 muaj kontratë me 16 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, por vetëm pesë janë titullar.
Gjatë kohës te Liverpool, braziliani ka bërë 201 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 54 gola dhe regjistruar 45 asistime.
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...