Leicesteri dhe Liverpooli kanë mbyllur 45 minutëshin e parë pa gola.
‘Të Kuqtë’ kishin një shans të artë për të kaluar në epërsi kur u akordua penallti për mysafirët në minutën e 15-të.
Sidoqoftë, në pikën e bardhë gaboi egjiptiani Salah i cili gjuajti në anën djathtë të portierit dhe në fakt topi i’u rikthye sërish atij por që goditja e tij me kokë përfundoi në shtyllën e lartë.
Për më shum shikoni rastin: Video
Egjiptiani mbylli një ecuri prej 15 shënimeve radhazi në kompeticion nga pika e bardhë, me penalltinë e humbur që datonte para katër viteve ndaj Huddersfield në 2017.
Kasper Schmeichel bëhet vetëm portieri i dytë që shpëton një penallti të Mo Salah në Premier Ligë pas Jonas Lossl në 2017.
Në fakt nuk ishte kohë e gjatë kur Salah humbi një penallti për ‘Të Kuqtë’, mirëpo ajo erdhi në Ligën e Kampionëve, në fitoren 3-2 ndaj Milanit më 15 shtator, rrjedhimisht Salah ka humbur tre penallti në total për klubin anglez që nga ardhja e tij në Liverpool.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...