Liverpool gjatë verës do e shesë mbrojtësin Dejan Lovren, pasi beson se mund të transferojë mbrojtësin e Espanyol, Leandro Cabrera, të cilin e shohin si pasuesi i duhur.
Kroati ka vetëm një vit kontratë me “Reds” dhe mbetet i lidhur me largimin, ngase ka humbur pozitën në formacionin e Jurgen Klopp, transmeton portali arbresh.info.
Roma dhe Tottenham, janë dy skuadrat më të interesuar për Lovren, derisa Liverpool preferon ta lejojë të transferohet te klubi italian, në mënyrë që të mos e përforcojë rivalin.

Ndërsa, nëse Cabrera transferohet te kampioni momental i Evropës do të jetë në dijeni se do të ‘luftojë’ me Joel Matip për të qenë mbrojtësi i tretë në skuadër, ngase formacionin e parë ndodhen Gomez dhe Van Dijk.
Kartoni i mbrojtësit është 13.3 milionë euro, por Liverpool është duke shpresuar që kjo vlerë të lirohet./arbresh.info.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku