Liverpool e ka humbur kryesimin në Premier League në prag të ndeshjeve të kombëtareve, pasi është mposhtur 2-1 nga Chelsea në sekondat e fundit të ndeshjes.
Skuadra e Arne Slot ka shfaqur dobësitë e saj, duke lejuar skuadren londineze që të kalojë dy herë në epvrsi, ku hera e dytë ishte përcaktuese për fatin e ndeshjes.
Skuadra vendase e ka gjetur avantazhin që në minutat e para në “Stamford Bridge”, kur një gabim në mesfushë e ka lejuar Moises Caicedo, lojtarit që ishte shumë afër t’i bashkohej Liverpool para se të nënshkruante me Chelsean, ta lëshonte një goditje të fortë prej rreth njëzet metra, duke e dërguar topin në rrjetë.
Liverpool ka tentuar të përgjigjet menjëherë përmes Dominik Szoboszlai, pas një aksioni të Cody Gakpo, por ndërhyrja e Benoît Badiashile i ka mohuar hungarezit golin e barazimit. “Blutë” janë mbrojtur me disiplinë dhe e kanë penguan çdo përpjekje të kundërshtarit, ndërsa Liverpool është treguar i pasaktë në sulm. Rasti më i qartë ka ardhur kur Milos Kerkez ka dështuar të pasojë për Mohamed Salah brenda zonës, duke humbur një shans ideal.
Chelsea mund ta kishte dyfishuar epërsinë para pushimit, kur goditja e Alejandro Garnacho është ndalur në shtyllën e jashtme.
Në pjesën e dytë, Slot e ka zëvendësuar menjëherë për të dhënë më shumë forcë sulmuese, duke futur Florian Wirtz, i cili ka krijuar rast për Salah në sekondat e para, por egjiptiani a gjuajtur jashtë.
Pas më shumë se një ore lojë, Liverpool ka arritur më në fund ta barazojë rezultatin. Szoboszlai ka harkuar në zonë, topi është kontrolluar nga Alexander Isak, dhe Gakpo ka përfituar nga rrëmuja për ta dërguar topin në rrjetë.
Megjithëse Chelsea ka humbur dy qendërmbrojtësit kryesorë për shkak të lëndimeve, ka qenë sërish skuadra vendase ajo që ka kërcënuar më shumë në fund. Mamardashvili ka ndalur disa tentativa nga Gittens, Caicedo dhe Estevao, por në kohën shtesë nuk ka mundur të shpëtojë dot. Ka qenë pikërisht Estevao ai që është futur zhagasi në shtyllën e dytë, duke e kthyer në gol pasimin e Cucurella dhe duke i dhënë Chelsea një fitore dramatike.
Për Liverpool kjo ka qenë humbja e dytë radhazi në minutat e fundit.
Humbja e sotme e Liverpool ka lejuar Arsenal, pas fitores së sotme ndaj West Ham, që ta merr kryesimin. Në vendin e fundit gjendet Wolves.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...