Kanë mjaftuar 15 sekonda për tu zhbllokuar ndeshja mbrëmjen e sotme (e premte) mes Liverpoolit dhe Huddersfieldit.
Një gabim nga skuadra mysafire në Anfield është shfrytëzuar mirë nga “Redsat” që kanë shënuar menjëherë për 1 me 0 në këtë ndeshje të xhiros së 36-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mohamed Salah nuk u tregua aspak egoist në këtë rast duke asistuar te Naby Keita që finalizoi bukur goditjen duke dërguar në avantazh skuadrën e tij.
Skuadra e Jurgen Klopp duhet të sigurojë gjithsesi tri pikë për të vazhduar garën për titull ndaj Manchester Cityt.
Më poshtë ose duke klikuar këtu mund të shikoni golin e Keitas./arbresh.info/
https://streamja.com/vonp
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...