Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur nga puna për të vendosur në dispozicion të Jurgen Klopp një mesfushor me tipare sulmuese për të zëvendësuar brazilianin Philippe Coutinho, i cili u transferua te Barcelona këtë fundjavë.
I përzgjedhur i Klopp është Julian Draxler i cili mund të luajë dhe si mesfushor i avancuar, por edhe si sulmues krahu.
Gjermani po gjen shumë pak hapësira te Paris Saint Germain dhe për të mos humbur grumbullimin në Botëror kërkon të ndryshojë skuadër.

Liverpooli do të ishte një opsion i mirë për Draxlerin, i cili do të ketë minuta të mjaftueshëm në fushë.
Por, përveç kësaj Reds janë duke menduar edhe për transferimin e Thomas Lemar nga Monaco.
Pas shitjet të Coutinhos te Barça për 160 milionë euro, mjetet financiare nuk janë problem te Liverpooli.
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...