Liverpooli ka siguruar fitore të thellë pas një performance sensacionale ndaj Huddersfieldit mbrëmjen e sotme (e premte).
“Redsat” kanë vazhduar garën e ashpër për titull duke siguruar tri pikë të plota me fitoren 5 me 0 si nikoqir në Anfield ndaj Huddersfieldit, shkruan portali arbresh.info.
Mohamed Salah, i cili krijoi një asistim dhe realizoi dy gola, është lojtari me notën me të lartë të kësaj ndeshje. Sulmuesi egjiptian është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme – 10 për paraqitjen e tij sensacionale sonte.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Sadio Mane (9.1) me dy gola dhe një goditje në shtyllë, Naby Ketia (8.8) që zhbllokoi shifrat dhe asistuesit Robertoson (8.5) dhe Alexander Arnold (8.2).
Xherdan Shaqiri ishte për vetëm 15 minuta në fushë dhe është vlerësuar me notën 6.4.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori qendror u Huddersfieldit, Jon Gorenc Stankovic (5.2)./arbresh.info/

Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu