Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, po ndodhet nën presion të madh për të ruajtur vendin e tij pas një humbjeje të dëmshme ndaj Celta Vigo të dielën mbrëma.
Sipas mediave spanjolle, klubi tashmë ka filluar të hartojë një listë të kandidatëve alternativë në rast se Alonso largohet.
E ardhmja e Alonos pritet të vendoset gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City në “Santiago Bernabeu” të mërkurën, një duel ky që konsiderohet vendimtar.
Pak njerëz duket se janë të gatshëm të garantojnë vazhdimësinë e tij pas kësaj sfide kundër skuadrës së Pep Guardiola.
Kandidatë për të zëvendësuar Alonson
Duket se kandidati kryesor për ta marrë drejtimin afatshkurtër të Real Madrid është Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid Castilla. Arbeloa ka bërë karrierë në ekipet e të rinjve të Los Blancos me rezultate të mira dhe është shumë i vlerësuar nga presidenti Florentino Perez. Mediat spanjolle e përmendin atë si një nga opsionet kryesore.
Të tjerë emra të përmendur janë Jurgen Klopp, ish-trajneri i Liverpoolit, dhe Zinedine Zidane, të cilët gëzojnë admirimin e klubit, por që duket se nuk janë alternativë reale për momentin.
Sipas AS, aktualisht askush te Real Madrid nuk planifikon të kontaktojë Zidane për një mandat të tretë te Bernabeu. Ish-ylli francez është i fokusuar te marrja e drejtimit të Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026 dhe pas largimit të Didier Deschamps.
Ndërkohë, Arbeloa konsiderohet opsioni më i mundshëm për momentin, pasi nënshkrimi i Klopp apo Zidane duket i vështirë. Trajneri gjerman, i shumë vlerësuar te Real Madrid, ka në teori tërhequr dorë nga drejtimi aktiv dhe është i kënaqur me rolin e tij si Chief of Global Football Development te Red Bull.
Në këtë situatë, presioni mbi Alonson është maksimal, dhe ndeshja kundër Manchester City pritet të jetë kyçe për të ardhmen e tij te Real Madrid. /Telegrafi/
“Koalicion gjigant”, Azemi i VV-së “përplaset” me Sokol Havo...
Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të ...
Begaj sot dhe nesër në Kosovë, policia njofton për ndërprerj...
Qeveria depoziton në Kuvend projektligjet për Shërbimin e Ja...
Klopp ose Zidane pasues i Alonso-s te Real Madridi
Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundi...