Drita arriti një kualifikim historik në turin e parë të Ligës së Kampionëve pasi mundi Linkolnin 4-1.
Protagonist absolut i kësaj fitore ishte mbrojtësi Liridon Leci, i cili shënoi 2 gola për skuadrën e tij.
Golin e parë, Leci e festoi me shqiponjë, duke u frymëzuar edhe nga gjesti i Granit Xhakës edhe Xherdan Shaqirit.
Por si duket, UEFA ka frikë nga shqiponja dhe ka nisur hetim ndaj futbollistit të Dritës, ashtu siç bëri FIFA ndaj shqiptarëve të Zvicrës.
Ka qenë vetë mbrojtësi i cili e ka pranuar një fakt të tillë. Megjithëse UEFA-s nuk i ka pëlqyer festimi, ai shtoi se edhe nëse shënon gola të tjerë, do t’i festojë në të njëjtën mënyrë.
Për “Supersport” ai u shpreh: Festa me shqiponjë? Në përfundim të ndeshjes, më pyetën në lidhje me festimin me shqiponjë. Tregova që është vetëm simboli i vendit nga vij. Më thanë pastaj, që duhet të dorëzohet një raport në lidhje me atë festim. Nuk më pengon kjo gjë, pasi edhe nëse shënoj sërish, do të festoj me shqiponjë”.
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...