Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, të dielën u arrestua nga Policia e Kosovës në ndeshjen Besa – Prishtina (1:2), përcjellë Arbresh.info.
Leci u arrestua me pretekstin se e ka shtyrë oficerin e policës në këtë takim.
Leci është liruar pasi që qëndroi në paraburgim 48 orë derisa ka dhënë një deklratë të shkurtër për sajtin e klubit. “Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur. Por, pjesa tjetër e policisë dhe Majori i stacionit duke më kërkuar falje më ka thënë se kam drejt të qoj çështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se çka ka ndodh”, ka thënë Liridon Leci i cili pas kësaj do të vendos për ankesat në instancat më të larta. /Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës