
Screenshot
FC Liria del me reagim zyrtar pas ndeshjes me Vushtrrinë, ku klubi prizrenas pretendon se goli i Dijar Nikqit u anulua padrejtësisht.
Vushtrria e mposhti Lirinë me rezultat 1-0 për të shkuar tri pikë plus vendit të dytë kurse Liria mbetet -5 nga liderja, shkruan Arbresh.info.
Në postimin e tyre në rrjetin social Facebook, prizrenasit fajin e humbjes e kanë hedhur tek dy gjyqtarë.
“Klubi ynë reagon ndaj anulimit të golit të rregullt të shënuar nga Dijar Nikqi në ndeshjen mes FC Liria dhe KF Vushtrria.”
“Gjyqtari Rrezart Hasani e anuloi golin duke pretenduar për faull, megjithëse nga pamjet shihet qartë se nuk kishte faull nga lojtari ynë, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij. Nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të ndëshkohej me penallti për ekipin tonë.”
“Edhe pse ishte në funksion VAR-i me gjyqtarin Ilir Mehmeti, u mor një vendim që ngre shumë dyshime dhe dëmton besimin në drejtësinë sportive. Klubi ynë nuk do të heshtë përballë padrejtësive të tilla”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...