Liria përfiton nga gabimet e kundërshtarëve, vazhdon lufta e ashpër për inkuadrim në Superligë në dy grupet e Ligës së Parë

17:28 | 20 Prill 2025
D.H

Kanë përfunduar të gjitha takimet e xhiros së 23-të në Ligën e Parë, ku kjo javë ka prodhuar rezultate befasuese si dhe ndryshime në tabelën e grupit A.

Tek, grupi A, në këtë xhiro përfitoi Liria e cila me fitoren e sotme ndaj Mitrovicës ka fituar pozitën e dytë e cila të dërgon në barazh për Superligë. Prizrenasit triumfuan 1-0.

Ky vend do ishte i pamundur për ta në qoftë se Trepça ‘89 dhe Vëllaznimi nuk do të gabonin.

Por në derbin lokal me Trepçën, 89-shi u mposht 2-0. Teksa Vëllaznimi u ndal me barazim pa gola në derbi me liderën Drenicën.

Dy takime tjera të luajtura sot në këtë grup Rahoveci u mposht 2-1 nga Besa Peja, gjithashtu Istogu shënoi fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë ndaj Rilindjes 1974.

TABELA:

Në grupin B, janë vetëm dy skuadra që luftojnë për inkuadrim në Superligë të cilat janë Prishtina e Re dhe Vushtrria.

Dy ekipet nuk kanë gabuar këtë xhiro me kryeqytetasit që triumfuan minimalisht ndaj KEK-ut. Teksa Vushtrria mposhti Dinamon 0-3.

Ramiz Sadiku mposhti Flamurtarin me rezultat 2-1. Fitore shënoi edhe Vjosa që mposhti Kikën me rezultat bindës 4-0.

Bindëse ishte edhe fitorja e 2 Korrikut ndaj Fushë Kosovës, ku triumfuan 0-3.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro, Prishtina e Re ka 57 pikë e ndjekur pas nga Vushtrria me dy më pak.

TABELA:

Kujtojmë se vendi i parë nga secili grup inkuadrohet direkt në Superligë, ndërkohë vendet e dyta elitën e futbollit kosovar e kërkojnë nga barazhi./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale